Kurti, Haradinajt: Po doni që të vini ta hiqni taksën vet, siç bënit dikur Demarkacioni, Demarkacioni, Zhlepi, Demarkacioni

13:28 | 25 Mars 2020

Albin Kurti i është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt, i cili e akuzoi se e ka hequr taksën ndaj Serbisë.

Kurti tha se nuk e ka hequr taksën, por se do ta zëvendësojë me reciprocitet. Kryeministri i tha Haradinajt se duket që u ka mbetur merak që vet ata ta heqin taksën, ashtu siç kanë bërë me demarkacionin.

“Ju e merrni bajrakun dhe e lëshoni për karrige. Qashtu qysh keni bë për demarkacionin,. Demarkacioni demarkacioni, Zhlepi, Çakorri, Demarkacioni në fund e nënshkruat vet. Kështu po doni edhe tash, që të vini në pushtet e ta hiqni vet”, tha Kurti.

Komento: