
Barcelona mendon të shesë pesë lojtarë për të transferuar Martinezin.
Barcelona po e shikon mundësinë që të përfshijë lojtarë në çdo marrëveshje për të transferuar sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, shkruan “Corriere dello Sport”.
Kampioni i Spanjës e ka bërë Martinezin prioritet për këtë verë, por duhet të bëjë gati deri në 150 milionë euro për të transferuar sulmuesin.

Për të bërë këtë, Barcelona është e gatshme të shesë lojtarët si Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.
Martinez 22-vjeçar këtë stinor ka shënuar 16 gola dhe asistuar katër tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat.