Albin Kurti e zbulon: Çdo ditë flas me Grenellin

16:05 | 25 Mars 2020

Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit ku pike e rendit të ditës është mocioni për rrëzimin e qeverisë që udhëheq ka folur edhe për raportet që ka me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Kurti ka konfirmuar se ka mospajtime me të, por ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm, përcjell reporteri.

“Kontaktoj çdo ditë, një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohemi. Për çdo ditë shkruhem me ambsadorin Grenell”, deklaroi Kurti, ndërsa tregoi se i ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifës.

Ndërkaq tha Kurti tha se nuk e ka asnjë tekst mesazh me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçakut, që deputetë të caktuar e akuzojnë për afërsi më shumë se ne Grenellin.

Komento: