Avdullah Hoti vjen në seancë, e merr fjalën

19:08 | 25 Mars 2020

Avdullah Hoti ka ardhur në seancë dhe e ka marrë fjalën.

Tetë orë pasi ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka ardhur në seancë.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e mungesës së tij deri tash, Hoti është kritikuar nga zëvendëskryeministri tjetër, Haki Abazi, për mospraninë e tij.

Hoti, si shumë deputetë të LDK-së, është i zëshëm në kërkesën e partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë.
Tani Hoti e mori fjalën në seancën që po vazhdon të mbahet.

Komento: