Haki Abazi e akuzon Avdullah Hotin për koordinim me Presidentin Thaçi

20:38 | 25 Mars 2020

Haki Abazi e ka akuzuar Avdullah Hotin për koordinim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, konsideron se tentimi për të rrëzuar Qeverinë Kurti ka të bëjë me planin për ndarjen e Kosovës dhe heqjen e Gjykatës Speciale.

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK, ai i ka reaguar zëvendëskryeministrit të parë Avdullah Hoti, duke thënë se po flet të pavërteta.

Abazi tha se Hoti ka menduar që duhet të koordinohet me presidentin Hashim Thaçi, duke ‘mos kuptuar’ se është pjesë e Qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i zëvendëskryeministrit më bën të kuptojë se nuk e ka kuptuar se është në Qeverinë Kurti, por ka menduar që duhet të koordinojë gjithçka me Thaçin”, tha ai.

Komento: