
Pak më parë, Daut Haradinaj është parë duke ndezur cigare brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar falje për ndezjen e cigares brenda sallës së Kuvendit, gjatë seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend”, shkruan ai në Facebook.
Megjithatë, ai, ka kërkuar falje për këtë pakujdesinë të tijen.