Abrashi thotë se Kurti po bën filma dhe se instaloi diskursin anti-amerikan në vend

22:20 | 25 Mars 2020

Abrashi ka thënë se Kurti po bën filma dhe se instaloi diskursin anti-amerikan në vend.

Arban Abrashi i LDK’së sonte në seancën e Kuvendit s’ka lënë gjë pa i thënë kryeministrit Albin Kurti.

Abrashii tha Kurtit se po bën filma dhe se instaloi diskursin anti-amerikan në vend.

‘’Kryeministri sillet si shef dhe gënjen për marrëveshjet e fshehta. Rregullat u thyen prej kryeministrit për herë të parë. Pompeu nuk e takoi atë. Për 40 ditë në Kosovë është instaluar diskursi ani amerikan. Me Veliun, e dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK’së. Nuk e ka problem Veliun, por LDK. LDK ka ndërtu Kosovën dhe është LDK ajo që po ia pamundëson atij të prishë raportet me SHBA. Kurti e ka prishë imazhin ndërkombëtar të Kosovës, në kohën kur e ka pasë detyrë ta përmirësojë. Në kohën kur po na duhet lidership, ai po bën filma”.

‘’Kryeministër shko rri në shpi, na ke zhgënjy. Kthjellu Albin. Nëse nuk të kthjell ky mocion, nuk di cka tjetër”.

Komento: