
Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sonte në fjalimin e saj në seancën e mocionit të mosbesimit është shprehur e dëshpëruar për situatën e krijuar bash në këtë gjendje të rëndë për vendin raporton Periskopi.
Ajo ndër të tjerash, ka shfryer mllef ndaj kryetarit të saj, Isa Mustafa.
‘’Ky mocion është ngritur ndaj Qeverisë së ndryshimit në një vend ku shumë politikanë nuk e duan ndryshimin. Sot rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti që e kemi gëzuar edhe para pandemisë. Ky është fjalimi që unë nuk do të doja ta mbaja. Në këtë cast kur egoja jonë po na bën të përmbushim apetitet tona politike, mjekët tanë po përballen në vijën e parë të frontit. Ne do të duhej të diskutonim për masat ndaj virusit, e masat mbrojtëse dhe lehtësimin e punës së mjekëve e atyre që janë në detyrë. Veprimet e pamatura politike në këtë situatë, unë asnjëherë nuk i pranoj dhe arsyetoj’’.
‘’Rënia e Qeverisë nuk shënjon rënien e qëndresës tuaj ndaj të keqës. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur ta mbroj secilin parim politik, mbi të cilin ka funksionuar partia ime dhe kemi ndërtuar kontratë me qytetarin më 6 tetor. Kur i dëgjoj ata që thonë se un nuk shpreh qëndrimet e LDK’së, më kujtohen ato që cdo pikë, edhe të qëndrimit të kryetarit të LDK’së i kam respektuar. Ata njerëz le futen të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë por jo të qeverisin me Kosovën. Ata janë këta që janë përshkruar në deklaratën e kryetarit të partisë sime. Ata jo vetëm që nuk kanë ndryshuar, por as unë skam pse të ndryshoj qëndrim për ta. Nuk mund të pajtohem me mocionin, aq më tepër në një kohë të rëndë për qytetarët, sepse nuk e votuar e braktisim vullnetin e qytetarëve”.
”E di që ju qytetarë ndjehen të lodhur dhe të fyer, kështu ndihem edhe unë Zëri juaj sot nuk është dëgjuar. Prandaj edhe do të flasë me zërin që ma fuqizuat ju, duke e pasur barrën e rëndë të udhëheqjes të kësaj séance. Të jeni të sigurt që do ta gjej atë dritare. Dikush mund të flas në emër të LDK në aspektin legal, por unë e kam të drejtën morale të flas ne emrin e LDK. Unë jam kundër cdo marrëveshje me partitë e PAN dhe nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK për asnjë cmim.