
Me 82 vota për e 32 kundër, ka rënë Qeveria Kurti.
Në sallë kanë qenë gjithsej 117 deputetë, shkruan ORAinfo.
Rrëzimi i kësaj Qeverie u prit me reagime të menjëhershme dhe të ndryshme.
Një ndër reagimet ishte edhe ai nga djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit, Endriti.
Ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ka ironizuar me rrëzimin e Qeverisë Kurti, konkretisht të Kurtit nga posti i Kryeministrit./ORAinfo/
