Barcelona vë në shënjestër yllin e Tottenham

19:51 | 26 Mars 2020

Barcelona po planifikon lëvizje të mëdha në merkaton e verës.

Është skuadra e Tottenham Hotspur ajo që mund të ketë diçka që Barcelonës i pëlqen, dhe dëshiron ta ketë në merkaton e verës.

Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele, është në interesin e Barcelonës, transmeton lajmi.

‘Blaugrana’ kanë vënë në shënjestër 23 vjeçarin, të cilin e shohin si zëvendësues për emrat Ivan Rakitic e Arturo Vidal.

Ndombele ka luajtur 19 ndeshje në Premierligë me Spurs, që kur iu bashkua klubit verës së kaluar, nga Lyon.

Ai me fanellën e Spurs ka shënuar dy gola. Duket se Barca po interesohet ‘të shtojë muskuj’ në mesfushë.

Komento: