Infektohet me koronavirus infermerja e Klinikës Infektive në QKUK

10:00 | 27 Mars 2020

Infermierja e Klinikës Infektive testohet pozitive me koronavirus.

Një infermiere e Klinikës Infektive në QKUK është testuar pozitive me koronavirus Covid-19.

Infermierja është testuar pozitive me koronavirus ditën e djeshme. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se ajo nuk punon në repartin ku trajtohen personat me koronavirus dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, bazuar në informatat nga Klinika Infektive.

Komento: