Era Istrefi publikon bashkëpunimin me artistët ndërkombëtar

15:50 | 27 Mars 2020

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi publikoi sot bashkëpunimin me arstistët ndërkombëtar, Ilkay Sencan dhe Arash.

“No Maybes” titullohet projekti i artistëve, i cili interpretohet nga këngëtarët në tri gjuhë.

Kënga “No Maybes” u publikua vetëm në versionin audio.

Ndryshe, “Let’s Get Married” ka qenë projekti paraprak i Era Istrefit, në bashkëpunim me Yellow Claw dhe Offset, i publikuar në muajin shtator të vitit 2019.

Komento: