Italia shënon bilancin më tragjik, afër 1000 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve

17:50 | 27 Mars 2020

Italia po vazhdon të jetë epiqendra e koronavirusit.

Sot, në Itali është shënuar shifër rekord e vdekjeve prej 969 të reja, shkruan lajmi.

Vlen të theksohet se lista e rasteve të përgjithshme të të infektuarve me koronavirusit është rritur për 4401, duke arritur kështu në 66,414.

Prej të infektuarve, 10,950 janë shëruar në total, duke përfshirë edhe 589 raste të 24 orëve të fundit.

Vlen të theksohet gjithashtu se 3732 raste janë në terapi intensive.

Komento: