Aeroporti i Prishtinës vjen me një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

21:57 | 28 Mars 2020

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar udhëtarët se në javën e ardhshmë janë planifikuar disa fluturime.

Në të, është bërë e ditur se cilat do të jenë fluturimet për javën e ardhshme, shkruan lajmi.

Kështu, me 1 prill do të jenë dy fluturime, teksa më 2 e 3 prill do të jetë vetëm nga një fluturim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Fluturimet e planifikuara për javën që vie janë si vijon:

1 Prill 2020/Dy fluturime

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:20) CHAIR

GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 18:20) CHAIR

3 Prill 2020/Një fluturim

GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:35) CHAIR

4 Prill 2020/Një fluturim

EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

Për ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

VEMENDJE:

Fluturimet do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje.

Komento: