Rriten pagat për mësimdhënësit, nesër fillon mësimi?

19:56 | 20 Janar 2019

Që nga java e kaluar arsimi në Kosovë është në grevë, kjo pas vendimit të SBAShK-ut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para pak minutash mbajti një takim me këtë sindikatë, shkruan ORAinfo.

Në këtë takim, Haradinaj u tregoi se pagat për mësimdhënësit janë rritur për 20 milion euro në vit.

Ndër të tjera ai kërkoi që nga dita e nesërme të filloi mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës.

Se a do të ndodhë apo jo kjo dhe a do të pajtohen SBAShK-u me këtë propozim, mbetët të shihet./ORAinfo/

Komento: