
Veseli ka folur edhe njëherë në lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Veseli për rrëzimin e qeverisë ka thënë se PDK nuk e ka inicuar mocionin e mosbesimit dhe se sipas tij mosbesim ishtë mes LDK’së dhe VV’së.
“Ky koaliconi nuk kish diçka në rregull nga gjuha me fy me ofendu, nuk e inicuam ne mocionin e mosbesimit, mosbesim ishte mes tyre”, u shpreh ai.
Veseli ka thënë se LDK dhe VV menduan se secila palë do të përfitonte nga pandemia e kornavirusit.
“Veprimet nuk ishin komform atyre cfarë kishin deklaruar me ide se secila palë të përfitonte nga pandemia, taktizimet ka bërë edhe LDK por investimet marramendes që i bën VV në rrjetet sociale e humbi të LDK’së”, u shpreh ai.