11 anëtarë të një familje infektohen me koronavirus

14:09 | 31 Mars 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë Shqipërinë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjithë vendin janë konfirmuar 20 raste të reja me Covid-19, duke shkuar në 243 numri i të prekurve në vend.

Mësohet se 12 nga këto raste janë vetëm në qytetin e Durrësit, nga të cilat 11 janë pjesëtarë të së njëjtës familje, të gjithë në gjendje të stabilizuar.

Ata kanë lidhje me hetimin epidemiologjik të një rasti të një 71-vjeçari të identifikuar dy ditë më parë.

Ndërsa rasti i 12-të(në 24 orët e fundit) dhe i 26-ti i regjistruar në Durrës, është rast i ri.

Komento: