Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez pritet të rikthehet në Manchester United.
Interi nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të sulmuesit kilian, i cili nuk e ka bindur trajnerin Antonio Conte
Alexis Sanchez nuk e ka bindur mjaftueshëm Interin për ta blerë kartonin e tij.
Sulmuesi kilian është huazuar gjatë këtij sezoni në “Giuseppe Meazza”, por nuk ia ka dalë të lë gjurmë tek “Nerazzurri”.
31 vjeçari vuajti nga lëndimet dhe forma e tij nuk ishte optimale në Itali.
Për këtë, trajneri Antonio Conte e ka dhënë dritën e gjelbër të lirimit të përfaqësuesit kilian.
Mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se Sanchez do të rikthehet gjatë verës në Manchester United.
“Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar ta mbajnë atë në ekip, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet apo shitet përfundimisht në një klub tjetër.
Ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit ka dështuar ta tregojë veten edhe në “Old Trafford”.