Në dorë të kujt është buxheti i shtetit?

23:15 | 20 Janar 2019

Duket se buxheti i shtetit është në dorë të Partisë Social Demokratike.

Nëse njëra nga pesë kërkesat nuk plotësohet, PSD’ja nuk e voton buxhetin.

Deputetët nga nesër do t`i rikthehën punës, pas pushimit dimëror.

Në njoftimin e parë për seancën plenare janë paralajmëruar 64 pika të rendit së ditës e mes tjerash janë edhe dy interpelanca dhe debati lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ata që monitorojnë me Kuvendin thonë se deputetët i presin punë të rendësishme të cilat nuk janë kryer gjatë 2018-tës.

Eugen Cakolli, nga KDI, thotë se bllokim të Kuvendit do të ketë pikërisht në pikën me të rëndësishme, atë të buxhetit.

Sipas tij kryeministri ende nuk ka gjetur zgjidhje për t’i përmbushur kërkesat e Partisë Social Demokrate të cilët votën e tyre e kanë ofruar në këmbim të disa kushteve.

Cakolli parasheh se buxheti nuk pritet të kalojë nëse nuk zbatohet në praktikë marrëveshja e PSD-së dhe ekzekutivit.

E se nuk mund të ketë votim të buxhetit pa votën e PSD e thonë edhe në këtë parti .

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, thotë se nëse vetëm njëra nga këto kushte nuk do të plotësohet, atëherë nuk do të votojë.

Kërkesat e PSD-së i ka pranuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka pohuar se do të plotësohen këto kushte, në mesin e tyre edhe shkarkimi i ministrit serb, Nenad Riakallo.

Kuvendi i Kosovës me 31 dhjetor të vitit të kaluar miratoi në parim Ligjin për Buxhetin e vitit 2019 me 62 vota pro.

Ky buxhet i kundërshtuar nga opozita, sipas ekzekutivit pritet që të arrijë vlerën 2.3 miliardë euro.

Komento: