Këto ngjarja do ta karakterizojnë sot vendin tonë.
08:00
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”. (Ministria e Mbrojtjes).
09:00
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13-vjetorin e humbjes së tij. (Velani, Prishtinë).
09:10
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist vizitojnë çerdhen “Gëzimi Ynë”. (Çerdhja “Gëzimi Ynë”, Mitrovicë).
09:10
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë grevistët në çerdhen “Rrita jonë”. (Çerdhja “Rrita jonë”, Obiliq).
09:50
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë grevistët në ShFMU “Migjeni”. (Shkolla “Migjeni”, Mitrovicë).
10:00
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim përfaqësuesit e organizatës germane “Humanity First”. (Shkolla “Heronjetë e Dukagjinit”, Gllogjan).
10:30
Për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku, do të bëhen homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial. (Krushë e Madhe, Rahovec).
10:30
Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të lansojë një seri debatesh të quajtura “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”. Biseda e parë do të zhvillohet me temën: Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta. (Qendra Informative, kulturore e BE-së).
11:00
Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në Ndërmarrjen e re “Ferronikeli”. (Ndërmarrja “Ferronikeli”, Drenas).
11:00
Në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij dhe pastaj vazhdojnë në vizitë të familja Rugova. (Velani, Prishtinë).
11:00
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë grevistët në ShFMU “Selman Riza”. (Shkolla “Selman Riza”, Fushë-Kosovë).
11:30
Për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku, do të bëhen homazhe dhe nderime në fshatin Potoqan i Ulët. (Potaqan i Ulët).
11:10
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të vizitojë grevistët në “SHFMU 2”. (“SHFMU 2”, Vushtrri).
11:40
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të vizitojë grevistët në çerdhen “Foleja”. (Çerdhja “Foleja”, Vushtrri).
12:00
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon akademi përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të humbjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (“Golden Imperial”, Veternik).
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje. Mes tjerash shqyrtohet Plani i punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).
17:00
Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë).
17:00
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) shpall laureatët e vitit 2018 në hendbollin kosovar. (“Sheshi 21”, Prishtinë).