Aktori i “Star Wars” vdes nga koronavirusi.
Andrew Jack, aktori i “Star Wars” ka vdekur në moshën 76 vjeçare pas komplikimeve nga koronavirusi.
Jack ishte njëri nga shumë të famshmit që është prekur nga Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Jack ka luajtur në të dy seritë “Star Wars: Force Awakens” dhe “Lord of the Rings” si gjeneral i rezistencës Caluan Ematt.
Agjenti i tij, Jill McCullough, konfirmoi vdekjen e tij në ‘Evening Standard’ duke thënë se ai ishte në spital ndërsa familja e tij ishte ngecur në karantinë në Australi.
“Andrew ishte plot jetë, ishte i gjatë dhe i mrekullueshëm me flokë të bardha”, ka thënë McCullough.