Rritet çmimi i naftës në Kosovë?

21:45 | 07 Dhjetor 2018

Rritja e ҫmimit të naftës do të ishte një ‘goditje’ e madhe për qytetarët e Kosovës.

Trendi i ndryshimit të çmimeve të naftës dhe derivateve në nivel global ka kohë që ka nisur dhe po vazhdon ende.

Çmimi i naftës në nivel global varet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, e cila kur ulë prodhimin, çmimi i naftës në nivel global rritet.

Kjo pritet të ndodhë përsëri.

Sot media të mëdha botërore si CNN kanë raportuar për një marrëveshje midis Rusisë dhe OPEC që të ulet prodhimi i naftës dhe derivateve për 1.2 barelë në ditë.

Kjo ulje e prodhimit bëhet si masë mbrotësje ndaj rënies së çmimit të naftës në nivel global deri në 30 për qind.

Rusia, edhe pse nuk është anëtare e organizatës “OPEC”, është ftuar në takim që të konkretizohet kjo marrëveshje.

Edhe në Kosovë, pritet të ndodhë një rritje e tillë e çmimit të naftës. Kjo për arsye se çmimin për tregun e naftës e përcakton vet OPEC.

Madje, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për lajmi.net ka konfirmuar se sot është rritur për 2 cent çmimi i naftës në furnizim, por jo në shitje.

Ai ndër të tjera ka theksuar se nëse ulet prodhimi i naftës nga OPEC, atëherë automatikisht ndikon në rritjen e çmimit të naftës edhe në Kosovë.

Komento: