Sëmuret me koronavirus babai i artistit të njohur shqiptar, kjo është gjendja e tij

20:05 | 01 Prill 2020

Është infektuar me koronavirus, babai i artistit të njohur shqiptar.

Prof. Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndihmuar stafin e Spitalit të Infektivit. Edhe pse ka dalë në pension, Kraja vendosi t’i rikthehej sërish profesionit që ushtroi për 48 vite. Për fat të keq, Kraja është tashmë një nga të prekurit me Covid-19.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin Infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte,” shkroi në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu shtoi se gjendja shëndetësore e Krajës është e qëndrueshme.

Pak ditë më parë, DJ Viki shkroi në Instagram:

“Nuk e di sa vite dhe sa orë punë bëhen po t’i mbledhësh një nga një në këtë foto. Po luftojnë për ne dhe si shihet nga mosha e disave, ka që rrezikojnë shumë. Kanë lënë familjet duke cenuar dhe shëndetin e tyre për ne. Dhe ne s’na rri b*tha në shtëpi? Duam të dalim se mërzitemi? Jam i prekur se ai në mes është baba im që u rikthye në detyrë megjithëse kishte dalë në pension.”

Komento: