Aktorja amerikane Ali Wentworth infektohet me Covid-19.
Aktorja amerikane u diagnostikua me koronavirus.
Aktorja amerikane Ali Wentworth ka dalë pozitive në testin për koronavirus, shkruaan lajmi.net.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet postimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.
“Kam rezultuar pozitive për coronavirus. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë. Kam ethe, dhimbje të tmerrshme të trupit”. Unë jam e izoluar nga familja ime. Ky është një mjerim i pastër”, u shpreh 55-vjeçarja pranë postimit.
Ndërkohë, Andy Cohen, i cili së fundmi doli nga karantina pasi testoi pozitivisht për coronavirus, i dha Wentworth disa këshilla se si të luftonte sëmundjen vdekjeprurëse.
“Më vjen shumë keq. Tylenol, Vitamina C, Pulsi oxymeter për të matur oksigjenin tuaj në mushkëri”, ka thënë ai.