Engjëllusha Salihu është këngëtarja shumë e dashur kosovare e që njihet ndryshe edhe me emrin Engji.
Ajo fillimisht u bë e njohur si vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit e më vonë si këngëtare shumë e pëlqyer, shkruan ORAinfo.
Engji vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme sidomos këtë kohën e fundit kur është izoluar në shtëpi pas përhapjes së koronavirusit.
E sot, Engji ka postuar një video ku shihet se edhe ajo dhe motra e saj janë fiksuar pas aplikacionit ‘Tik tok’./ORAinfo/