Barcelona larg marrëveshjes me portierin e njohur

22:39 | 02 Prill 2020

Duket se skuadra e Barcelonës nuk po mund të arrijë marrëveshje me portierin e njohur.

Barcelona dhe Marc Andre ter Stegen janë larg një marrëveshjeje.

Skuadra katalane është në bisedime me portierin e saj nga Gjermania, Ter Stegen, për rinovimin e kontratës.

‘Sport’ shkruan se Barca dhe Ter Stegen kanë akoma rrugë të gjatë për të bërë, para se të arrijnë te dakordimi për vazhdimin e kontratës.

Gjermani ka fituar reptuacion si një nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit dhe Barca kanë si prioritet rinovimin me të.

Por, kërkesat e gjermanit po dalin një problem, sidomos kërkesat për rritje në pagë.

Chelsea është në mesin e skuadrave që thuhet të ketë shfaqur interesim për portierin. Barca duhet të nxitohet.

Komento: