Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë.
Disa persona që janë kthyer nga jashtë në Kosovë, janë karantinuar, shkruan ORAinfo.
Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili po qëndron në konvikt të studentëve.
E nesër pritet që t’i bëhet testi, e të kuptohet nëse do të rezultojë negativ apo pozitiv në koronavirus.
Ai këtë e ka treguar vet përmes një postimi, në të cilin në mënyrë qesharake është lutur për rezultat negativ.
“Nesër testin, ishalla negativ se kshtu boll pozitiv jom”- ka shkruar Roberti në postimin e tij./ORAinfo/