Vendi po përballet me koronavirusin, Gold Ag bën gjestin e madh

18:58 | 06 Prill 2020

Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold Ag, është një nga reperët më të njohur kosovar.

Ai është i njohur për këngët e tij me temë fetare ose atdhetare, shkruan ORAinfo.

Goldi është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Pasi vendi po përballet me përhapjen e koronavirusit, Gold Ag ka publikuar një mijë kopje me fjalëkryqe për t’ia dhuruar mjekëve, policëve dhe ushtarëve për t’i argëtuar sadopak në këtë kohë pandemie./ORAinfo/

Komento: