Hapave të babait djali i Medës, shfaq talentin në muzikë

14:19 | 07 Prill 2020

Djali i Medës hapave të babait, shfaq talentin në muzikë.

Këngëtari i muzikës popullore, Meda, si thuajse të gjithë kolegët e tij, këto kohë është i izoluar.

Këngëtari, është pranë bashkëshortes dhe katër fëmijëve të tij, që po kalojnë kohën së bashku si kurrë më parë.

Së fundi në një video të publikuar në Instagram, bashkëshortja e këngëtarit, Lulja ka treguar se djali i tyre Denisi është drejt rrugës së babit për tu bërë këngëtar.

Në video dëgjohet vogëlushi teksa këndon në gjuhën angleze këngën “My heart will go on”.

Ku i dihet, në të ardhëm ai mund të ketë një karrierë të ndritur si babi i tij.

Komento: