Pas 7 vitesh, ndahen ҫifti shumë i njohur turk, mësohet se arsyeja ishte karantina

13:57 | 08 Prill 2020

Ҫifti i njohur i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7 vjeҫare.

Një nga çiftet më të njohura të shoëbizit turk, këngëtari dhe aktori Kutsi dhe partnerja e tij Feyza Çipa janë ndarë.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se nuk dëshiron më t’ja përmendin emrat e tyre bashkë.

“Po, mbaroi! Unë dhe Kutsi u ndamë. Nuk dua që emrat tanë të përmenden më në të njëjtën fjali”– thotë aktorja.

Sipas mediave turke, arsyeja e ndarjes është karantina, pasi çifti nuk e kanë duruar dot njëri-tjetrin gjatë kësaj periudhe duke patur shumë zënka.

Kujtojmë që Kutsi është bërë i njohur për publikun shqiptar me serialin “Emri im është ëngjëll”.

Komento: