13 punëtorëve të Urgjencës së Prishtinës ju bëhen analizat, ky është rezultati

21:53 | 08 Prill 2020

Kanë dal analizat për 13 punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.

Një lajm i mirë në situatën me koronavirus vjen nga komuna e Prishtinës, ku 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente kanë rezultuar negativ në analizat e Institutit Kombëtar.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori për shëndetësi në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, ps kontaktit me të ndjerin S.N. Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Komento: