Kurti viziton Prizrenin, kryetari thotë se qytetarët po respektojnë masat e qeverisë

12:11 | 09 Prill 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka vizituar edhe komunën e Prizrenit.

Mytaher Haskuka, kryetari i Prizrenit, me këtë rast ka thënë se është i kënaqur me respektimin e masave të Qeverisë nga qytetarët e kësaj komune.

Ai bëri thirrje që të vazhdojnë të i respektojnë edhe në ditët në vijim.

“Keni nderin që kemi këtu kryeministrin Kurti dhe ministren e zhviillimit Rajonal Emilija Rexhepi, këtu në Prizren.

E informuam me punën që po bëjmë si komunë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

E falenderojmë Qeverinë për masën fiskale që kanë marrë – për pakon emergjente.

Jemi të kënaqur me respektimin e masave të qytetarëve të Prizrenit. Kërkoj mirëkuptim nga ta që të vazhdojnë të i respektojnë këto masa pasi është e domosdoshme”, ka thënë Haskuka.

Komento: