
Kanë mbërritur në Kosovë 18 shtetas të Kosovës.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë ka njoftuar se në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.
Sipas njoftimit ata janë përcjellë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë/
“Sot në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.
Ekipi mjekësorë i përbërë nga:
Dr.Myrvete Salihi-QKMF Pejë,
Dr.Arijeta Musliqi-QKMF-Pejë,
Dr.Burim Kotori- IKSHP-Pejë ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për Covid-19 dhe më pastaj janë përcjellë nga ushtarët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mbrëmë një person nga Gjurgjeviku i Klinës ka rezultuar pozitiv me koronavirus i cili kishte ardhur nga Mali i Zi tri javë më parë.