Infermieri i QKUK-së ka një këshillë për të gjithë qytetarët

17:06 | 09 Prill 2020

Infermieri i QKUK-së ka dhënë një këshillë për të gjithë qytetarët e vendit.

Fitim Havolli është infermier në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai tash e disa javë po e jep kontributin e tij duke qëndruar pranë pacientëve të cilët janë prekur nga Covid-19 në Kosovë.

Havolli ka dhënë detaje për punën e tij gjatë kësaj kohe.

“Puna deri më tani në Infektivë, është duke shkuar mirë. Ne ju bëjmë apel qytetarëve që t’i përcjellin në mënyrë strikte masat dhe këshillat e mjekëve. Keni durim se do ta kalojmë. Përfundimi i mirë vjen kur qytetarët i respektojnë masat në mënyrë strikte. Për ta që të qëndrojnë në shtëpi është sakrificë, mirëpo për ne është sfidë puna me pacientë. Nuk mjafton vetëm që të na quajnë heronj, por t’i respektojnë edhe këshillat tona. Të qëndrojnë në shtëpi”, ka apeluar Havolli.

Komento: