Mblidhet Bordi i Telekomit, priten shkarkime

15:13 | 10 Prill 2020

Bordi i Telekomit i emëruar nga Kurti është mbledhur, priten shkarkime.

Pak ditë pas emërimit nga Qeveria në detyrë, është mbledhur Bordi i Përkohshëm i Telekomit, me menaxhmentin në Postën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj mbledhjeje sic raporton EO, pritet të shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi dhe drejtori financiar, Armand Osaj.

Pjesë e kësaj mbledhjeje pritet të jetë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës.

Merret vesh se policia ka shtuar praninë e saj për shkak të situatës së tensionuar në këtë mbledhje.

Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Postës.“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postes se Kosovës.

Komento: