
Albërije Hadërgjonaj thotë se nuk ka qenë mirë me shëndet këto ditë.
Albërija këto ditë nuk ka qenë në gjendje të mirë.
Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, nuk po ndalet as në gjendjen e jashtëzakonshme, shkruan lajmi.
Ajo ka dalë për të vrapuar në natyrë derisa tregon se nuk ka qenë mirë me shëndet këto ditë.
Megjithatë këngëtarja tha se nuk i është nënshtruar testit për koronavirus dhe po kujdeset për veten.
“Avulli dhe shumë çaj me limon e ginger është shkatërruesi i këtij virusi. Sapo mbarova rutinën e ditës, paçka që kalova një grip, nuk jam testuar, nuk kam qenë mirë këto ditë, megjithatë, ushqehuni mirë, aktivitet fizik dhe nuk do keni asnjë lloj problem”, u shpreh ajo.

