Ishte i prekur me koronavirus, vdes komediani i njohur

16:41 | 12 Prill 2020

Komediani i njohur vdes pas infektimit me koronavirus.

Aktori britanik Tim Brooke ka humbur betejën me COVID-19.

Aktori dhe komediani i njohur Tim Brooke ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në deklaratën e lëshuar, menaxheri thotë “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka vdekur sot në mëngjes prej COVID-19.

Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe një kënaqësi e madhe për të përfaqësuar atë. Ne jemi mirënjohës që kemi kaq shumë punë të tij për të parë, lexuar dhe dëgjuar.

Ai kishte, natyrisht, shumë fansa të cilët gjithmonë i trajtonte me gëzim edhe pas provave dhe incizimeve të gjata”.

Lajmi i hidhur vie në mëngjesin e sotëm pas konfirmimit se Britania e Madhe ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve si pasojë e COVID-19.

Komento: