Kurti kërkon ndihmën e diasporës për tejkalimin e situatës me koronavirus

19:00 | 12 Prill 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videomesazhi ka kërkuar ndihmën e diasporës tejkalimin e COVID19.

Kurti përmes kësaj video falenderon bashkatëdhetarët, duke thënë se saher Kosova ka pasur nevojë mërgimtarët kanë qenë afër saj.

“Ju e deshtët Kosovën edhe atëherë kur nuk ju kanë përfillur, në raste kur iu ka bërë gati e pamundur votimi nga jashtë apo edhe duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurtit theksoi se kjo mbështetje e jashtëzakonshme e secilit po e shtyjnë Qeverinë ti vazhdojë ndryshimet rrënjësore.

Komento: