
Ryva Kajtazi është një prej këngëtareve më të pëlqyera kosovare.
E nisi fillimisht karrierën si aktore për t’u bërë më vonë shumë e suksesshme edhe në fushën e muzikës, përcjell ORAinfo.
Ryva është shumë aktive me postime në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi ka njoftuar se po bëhet prapë nënë.
E në kohën kur e gjitha Kosova po lufton me koronavirusin, ku shumë komuna kanë hyrë në karantinë, përfshirë edhe Prishtinën, Ryva ka vendosur të zhvendoset në fshatë.
Ajo ka publikuar disa foto ku na tregon se sot në fshatë ka vendosur edhe të gatuaj.
Ajo ka bërë gati gurabija si dhe ka qit fli. /ORAinfo/


