
Për shkak të rasteve me koronavirus, Prishtina është future në karantinë.
Sot janë dërguar 100 mostra të dyshimta në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK për testim.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se 40 raste që kishin kontakt me 20 persona të prekur me Covid-19 u konfirmuan si negativ.
Ndërkohë, rezultati për 100 mostrat e reja pritet të dalë së paku pas 2 orëve.
Drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani, ka paralajmëruar se gjatë këtyre tre javëve pritet të jetë piku i rasteve pozitive me koronavirus. Ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për vetëpërmbajtje.