Ahmeti: Janë testuar 40 kontakte me të infektuarit, të gjithë rezultojnë negativë

22:04 | 12 Prill 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njofton se sot janë testuar 40 persona, kontakte me të prekurit e djeshëm, dhe që të gjithë kanë rezultuar negativë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit kanë qenë raste kontakti.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Lajm i mirë:

Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre.

Të gjitha rastet kanë rezultuar negative.

Vazhdoni me qëndru në shtëpi!

#rriNshpi

Komento: