
Është rritur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Në orët e paraditës së sotme, ka ndërruar jetë pacientja nga Istogu e infektuar me koronavirus.
Merret vesh se A.K nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në QKUK.
E njëjta kishte probleme edhe në zemër dhe lukth.
38 vjeçarja nga fshati Lluga të Istogut ka lënë prapa dy fëmijë.
Merret vesh se e njëjta pak vite më parë kishte humbur edhe burrin në një aksident.
Me këtë vdekje shkon në 8 numri i personave qe kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë.