Haku Rugova konfirmon vdekjen e gruas nga Istogu, jep një detaj të ri

14:37 | 13 Prill 2020

Një femër e moshës 38 vjeçare nga komuna e Istogut ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka konfirmuar se para gjysmë ore ka ndërruar jetë gruaja e cila ishte e prekur me Koronavirus.

“Para gjysmë ore kam pranua informacionin nga policia se kemi vdekjen e parë nga Koronavirusi”, ka thënë Rugova përmes telefonit për KlanKosova.

“Është rasti i parë i vdekjes dhe rasti i parë i konfirmuar në komunën tonë me COVID-19. Kam dilema. Vetëm dje na u konfirmua si rasti i parë i prekur, tash kemi konfirmimin se ka ndërruar jetë”.

Komento: