Totaj i PDK-së: Ftoj partitë që nesër ta mbështesin pakon emergjente prej 320 milionëve

15:44 | 13 Prill 2020

PDK fton të gjitha partitë ta votojnë nesër pakon 320 milionë euro të propozuar nga kjo parti.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur në një konferencë për media lidhur me seancën e nesërme të thirrur nga PDK-ja.

Aty, Totaj ka ftuar të gjitha partitë politike pa dallim, që ta mbështesin pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga PDK sepse adreson nevojat e qytetarëve.

“Sot mbushet një muaj prej përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Kosovë dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë se qeveria në ikje ka treguar vetëm vonesë, jo përgjegjësi dhe neglizhencë në përballjen me këtë emergjencë”.

“Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie për të përballur luftën kundër pandemisë dëshmohet më së miri nga buxheti i mangët i saj. Ky buxhet u miratua në një seancë të turpshme klandestine, mu në fillim të epidemisë së koronavirusit në Kosovë duke përjashtuar mundësinë që opozita të jepte inpute dhe sugjerime.
Ndërkohë që e gjithë bota është e ngritur në këmbë kundër pandemisë, buxheti i qeverisë Kurti nuk ka parashikuar fondet e nevojshme për të përballur këtë sfidë të madhe. Madje të gjithë e mbajnë mend se ndërsa ekonomia e vendit po shkonte drejt kolapsit, ministrja e ekonomisë e kësaj qeverie Rozeta Hajdari tha se qeveria kosovare nuk mban përgjegjësi “sepse nuk e ka sjellë kjo qeveri koronavirusin””.

“Duke parë papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie dhe rrezikun e madh të kësaj pandemie, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, ka mbajtur një qëndrim konstruktiv proaktiv dhe ka propozuar masa e veprime të bazuara në këshillat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se propozimi i tyre për pako emergjente gjithëpërfshirëse prej 320 milionë për t’i ardhur në ndihmë sektorit priva.

Komento: