Numri i rasteve me koronavirus do bie më ngadalë sesa që u rrit

19:23 | 13 Prill 2020

Numri i rasteve me koronavirus do të bie më ngadalë sesa që është rritur.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ngadalësimi i rasteve të koronavirusit është shumë më i ngadalshëm se rritja e tyre.

“Ndonëse numri i rasteve me Covid-19 përshpejtohet, ato ngadalësohen shumë më ngadalë. Me fjalë të tjera, rruga e teposhtëzes është shumë më e ngadaltë sesa rruga tatpjetë”, tha Tedros.

Gjatë konferencës së përditshme në Gjenevë, Tedros tha se vendet që do kufizojnë masat e izolimit duhet të bëjnë kujdes të shtuar.

“Kjo do të thotë se masat e kontrollit duhet të ngrihen ngadalë dhe me kontroll. Nuk do largohen të gjitha menjëherë. Masat e kontrollit mund të ngrihen vetëm nëse janë vendosur masat e duhura të shëndetit publik, “tha ai.

Në mbarë botën, janë raportuar afro 1,9 milion të prekur me koronavirus.

Komento: