
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference ka bërë të ditur se prej datës 15 prill do të hyjnë në fuqi masa të reja për të luftuar koronavirusin.
Qytetarët e vendin tonë që janë mbi moshën 16-vjeçare, nga dita e mërkurë, do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm 90 minuta në ditë, përcjellë ORAinfo.
Koha e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimeve.
Ndryshe, në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me koronavirus, 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën./ORAinfo/
Më poshtë mund të shihni orarin për qarkullim në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit:
