
Janë shëruar edhe katër persona nga koronavirusi në vendin tonë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 63, përcjell ORAinfo.
IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe katër (4) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre”, deklaron IKSHPK.
Ndër të tjera Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ripërsëritur thirrjen për qëndrim në shtëpi.
“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”- thuhet në thirrjen e këtij instituti./ORAinfo/