Ministria e Shëndetësisë publikon njoftimin e plotë që i tregon secilit qytetar kur ka të drejtë të lëvizë

22:23 | 13 Prill 2020

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar njoftimin e plotë që i tregon secilit qytetar kur ka të drejtë të lëvizë.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar orarin e lëvizjes që do të hyjë në fuqi nga data 15 prill në territorin e Kosovës.

Ministria ka postuar një foto të re në faqen zyrtare ku është sqaruar se lejohet qarkullimi i qytetarëve për një orë e gjysmë në bazë të numrit të parafundit të numrit personal, e jo numrit të letërnjoftimit.

Gjithsesi, ende nuk është sqaruar se a do punojnë marketet dhe dyqanet ushqimore pas orës 17:00, që ishte masë paraprake e ndërmarrë nga qeveria në detyrë e Kosovës.

Komento: