
Rukiqi ka reaguar pas vendimit për masat e reja, ka disa pyetje për Qeverinë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit për masat e reja të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve.
Rukiqi ka disa pyetje për qeverinë Kurti pas këtyre masave, shkruan gazeta inFokus.
Këto janë ato:
Reagimi i plotë
Disa pyetje per te cilat duhet përgjigje
A kemi strategji dalese, pas dates 4 Maj?Spanja qe eshte nder me te goditurat, e filloj hapjen e ekonomise.
A ka kuptim permbajtja dhe vlera e pakos emergjente, me kufizimet shtese qe do t’i vendosen bizneseve, nga data 15 Prill?
A ka analize cost-benefit, para marrjes te vendimeve per kufizime?
Kufizimi i levizjes nenkupton probleme shtese ne sigurimin fizik te bizneseve. Kush e merr persiper sigurimin e objekteve dhe pronave, nese punetoret nuk mund te levizin?
Qysh mund te behet transporti i punetoreve, nese nuk lejohet me shume se nje person ne mjetin transportues?
Ne baze te numrave, nje pjese te qytetareve i bjen te furnizohen pas ores 21:30. A eshte menduar qe eshte gati e pamundshme qe puna e marketeve te organizohet deri ne oren 21?
A do te lejohet levizja e lire e mallrave qe eksportohen?