Shërbyen kafe në lokal, katër persona hasen nga policia

10:54 | 14 Prill 2020

Masat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk po respekohet nga disa biznese.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka iniciuar lëndë të rastit për katër persona që janë hasur duke punuar në kafeteri dhe duke u shërbyer kafe personave të tjerë.

Me këtë veprim nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me masat e ndërmarra kundër koronavirusit.

Të dyshuarit janë nga Fushë Kosova, Gjilani, Peja dhe Vushtrria, dhe rastet shkojnë në procedutë të rregullt.

Komento: